Këngëtarja shqiptare shtatzënë për herë të dytë

Këngëtarja e njohur Shkurte Gashi qenka shtatzënë për herë të dytë, por lajmin e bukur nuk e dha vetë ajo. I ftuar në emisionin “Zemër Luana”, menaxheri i Bardhit, Jetmiri, ka vendosur të zbulojë sekretin e Shkurtes. Ai është shprehur se këngëtarja është shtatzënë sërish. Nga martesa me Albertin Shkurtja ka një djalë dhe tanimë familja e tyre do të shtohet. Këngëtarja nuk ka reaguar ende pas zbulimit të lajmit të ëmbël.