Këngëtarja shqiptare aksidentohet rëndë. “Mund të kisha vdekur!”

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Enisa, ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale eksperiencën më të frikshme të jetës së saj. Ajo është aksidentuar me makinë dhe ka rrezikuar seriozisht jetën.

“Mund të kisha vdekur, por unë jam ende këtu. Zoti është i madh. Postova 2 fotot që bëri kushëriri im, në njërën jam unë që as nuk e dija se e kishte bërë foton. Po e postoj që fansat e mi të dinë se ka ndodhur një aksident traumatik. Unë nuk postova të dy anët e makinës, ne u goditëm dy herë. Makina tjetër që na goditi u shkatërrua. Nuk kam foto në ambulancë, ku isha e pavetëdijshme në dyshemenë e spitalit, me një mbajtëse për qafën dhe unë duke u shtyrë në një karrige me rrota. Nuk ia uroj këtë përvojë as armikut tim më të keq. Pra, shikoni se çfarë thoni kur nuk dini asgjë.”– ka shkruar ajo.