Këngëtarja paralajmëroi masa ligjore, Albano Bogdo s’tërhiqet: Të kryqëzojnë kur përdor lirinë e fjalës

Pas reagimit të Beatrix Ramosaj, ku paralajmëroi se ka marrë masa ligjore për aktorin lidhur me “humorin e zi” të përdorur gjatë emisionit të tij “ Albano Show” , ka ardhur një postim edhe nga vetë Bogdo.

Ndonëse ai s’ ka përmendur emra ka lënë të kuptohet që ky status i tij lidhet me “sherrin virtual” mes familjes Ramosaj dhe aktorit.

Albano ka postuar në Instastory një shprehje të Mark Twain: “Na ka bekuar Zoti me 3 gjëra jazhtëzakonisht të vyera si komb. 1-Lirinë e fjalës 2-Lirinë e mendimit dhe ndërgjegjes 3-Kryqëzimin publik nëqoftëse përdor një nga dy të parat.”

E teksa të gjithë presin një kërkesë “falje” nga Albano, ky i fundit s’ka ndërmend ta bëjë, madje vazhon të “justifikojë” deklaratën e tij ku iu referua këngëtarit Alban Ramosaj “si ai tipi që iu q* motra në Big Brother”.