Këngët e reja të Elhaida Danit: Elton Dedës s’i pëlqen diçka, Aurela Gaçe i del në mbrojtje

Një ditë më parë, Elhaida Dani publikoi EP-në e saj të titulluar “ZanIN”. Këngëtarja promovoi mini albumin në një event të mbajtur mbrëmjen e djeshme, pjesë e së cilës ishin dhe shumë figura të njohura.

Ndër artistët që ka vlerësuar punën e këngëtares shkodrane është dhe Aurela Gaçe. “Një Elhaidë me zërin mrekulli e me një stil ndryshe nga heret e tjera. Ajo udhëton nëpër botë me projekte muzikore e merr duartrokitjen e publikut të gjerë botëror.

Sigurisht e merr malli për vendin e saj, për duartrokitjen e dashurinë e atij publiku që e deshi që në notat e para, prandaj është për tu duartrokitur puna, mundi, vëmendja e kushtuar për të sjellë 5 këngë te reja në albumin e saj ZANIN”, shkruan ajo.

Por vëmendjen në këtë postim e ka marrë komenti i Elton Dedës. “Po sikur njësoj këngët… nuk të duken ashtu? Sigurisht është një perceptim i vogël nga ajo pak që dëgjova”, shkruan Eltoni.

Nga ana tjetër, Aurela ia ka kthyer: “Tonune, e shoh, e perceptoj, e vlerësoj punën, dëshirën për të dhënë edhe duke qenë se lodhem shumë vetë për të bërë diçka e di mirë sakrificën edhe prandaj e duartrokas. Pastaj gjithsecili ka shijet dhe perceptimet e veta kur vjen puna në muzikë”.