Kendall Jenner shijon pushimet mes meshkujve

Modelja është kapur mat nga paparacët, në disa foto ku shfaqet mjaft seksi me bikini, ndërsa shijonte plazhin në Los Angeles.

24-vjeçarja u vu re duke u argëtuar me një grup miqsh, përfshirë djalin e aktorit Will Smith, Jaden, 22 vjeç, i cili ka qenë edhe i dashuri i motrës së saj Kylie Jenner.

E megjithatë askush nuk tërhoqi vëmendjen për një afrim më tepër se shoqëror me Kendall.

Grupi i tyre përbëhej edhe nga kolegu i Jaden, Harry Hudson si dhe aktori Moises Arias i cili u bë i famshëm te Hannah Montana.
Megjithatë shoqëruesi special i Kendall, ishte miku i saj me katër putra, qeni Doberman Pinscher Pyro.

Kjo ishte dalja e parë publike e Jaden, djali i Will Smith dhe Jada Pinkett Smith pasi këta të fundit pushtuan internetin kur folën për martesën e tyre të hapur dhe tradhtinë.

Jada konfirmoi zërat për lidhjen e saj me këngëtarin e R&B August Alsina, duke thënë se marrëdhënia me të ndodhi mbi katër vjet më parë kur ajo dhe Will ishin ndarë.

Çifti, i cili është martuar që prej vitit 1997, pohoi se po kalonin një periudhë të vështirë së bashku dhe pavarësisht se me letra ishin bashkë, ata ishin ndarë.
Siç u tha në “Page Sig”, partnerja e aktorit u njoh me këngëtarin August Alsina në gusht të vitit 2015, pasi i prezantoi djali i çiftit, Jaden.