Keisi surprizohet nga vëllai i saj i vogël

Në kuadër të ditës botërore të sindromës Down, në shtëpinë e Big Brother hynë disa të rinj, të cilët u pritën me shumë ngrohtësi nga banorët.

Ata qëndruan për disa çaste me banorët dhe u argëtuan me to me lojëra të ndryshme në shtëpi dhe jashtë në oborr.

Ardhja e fëmijëve përloti Keisin pasi asaj iu kujtua vëllai i saj i vogël. Big Brothet shfaqi një klip, përmes së cilit shfaqeshin disa nga videot e saj me vëllain e vogël.

Keisi u surprizua nga vëllai i saj, ndërsa nuk munguan puthjet dhe përqafimet mes tyre.