Kate Winslet tregon pse e lë në tualet kupën e Oscar

Nëse mendoni se Kate Winslet e mban në sallon, në një vend super të dukshëm, e keni gabim.

Kate Winslet e lë në tualetin e shtëpisë kupën, sepse mendon për miqtë e saj.

Kate ka treguar se ajo e lë kupën në tualet pasi dëshiron që miqtë e saj të bëjnë sa foto dhe video të duan apo të mbajnë fjalime sikur e kanë kupën e tyre, përpara pasqyrës.

Ka akoma. Kate madje është vigjilente të kuptojë kur miqtë dalin nga tualeti i shtëpisë së saj: A e kanë mbajtur një fjalim përpara pasqyrës?

Si e kupton?

“Qëndrojnë pak më gjatë se zakonisht, duken të sikletosur, por të lumtur”, thotë Kate.

Bordo