Kate Winslet trazon ujërat, njoh katër aktor që janë homoseksual

Aktorja e njohur Kate Winslet, foli hapur se është në dijeni të së paku 4 aktorëve të Hollyëood-it, që nuk duan të tregojnë publikisht që janë homoseksual.

Kohët e fundit, një aktor apo aktore e famshme, i pranoi agjentit të tij se ishte biseksual, për të cilën ai mori një përgjigje nga e cila Kate ishte befasuar.

“Unë e kuptoj që ju jeni biseksual, por nuk do ta thoja publikisht,” tha agjenti.

“Unë mund të mendoj për të paktën katër aktorë që fshehin seksualitetin e tyre. Është e dhimbshme sepse kanë frikë se njerëzit do ta zbulojnë” – komentoi Kate dhe e quajti industrinë e filmit “dënuese, diskriminuese dhe homofobe”, shkruan “Unilad”.

‘Emonit’ është një film më i ri me protagoniste Winslet dhe karakteri i saj ka një marrëdhënie sekrete me një grua tjetër të luajtur nga Sooraj Ronan.

“Është e mahnitshme se sa njerëz përqendrohen në skenat e dashurisë në film sepse ka dy gra në rol“, shtoi ajo.

(o.l./dosja.al)