Kate Winslet heq dorë nga skenat intime në film: Nuk ndihem rehat

Aktorja Kate Winslet ka folur së fundmi rreth skenave nudo në film.

Në një intervistë për “The New York Times”, Kate u shpreh se nuk do të realizojë asnjë skenë të tillë në projektet e ardhshme filmike pasi nuk ndihet rehat.

”Unë mendoj se ditët e mia janë të numëruara, për sa i përket lakuriqësisë. Thjesht nuk ndihem rehat ta bëj më. Në të vërtetë nuk është çështje moshe”, rrëfeu aktorja.