Kate Moss, në një film ku tregon marrëdhënien e saj me piktorin Lucian Freud

Nga një ikonë në modë, në një producente dhe aktore. Po flasim për supermodelen Kate Moss, e cila po punon për një film biografi, ku rrëfehet marrëdhënia e saj me piktorin e njohur britanik Lucian Freud, i cili ishte edhe nipi i Sigmund Freud. Piktori u nda nga jeta në vitin 2011.

Filmi titullohet “Moss & Freud” dhe pritet të sjellë një prej përvojave më intime dhe të rëndësishme në karrierën e supermodeles. Ajo e konsideron si një hap shumë të madh sesionin e pikturës së saj nudo me Freud në viti 2002, ndërkohë që ishte shtatzanë me vajzën e saj. Ata ndërtuan një miqësi unike dhe për çdo ditë të javës, nga ora 7 e mëngjesit, deri në 2 të mëngjesit tjetër, Kate pozonte dhe Lucian e pikturonte. Lucian Freud e ka parë të gjithë rrugëtimin e shtatzanisë së Kate Moss, pasi e gjithë puna zgjati plot 9 muaj.

Piktura “Naked Portrait 2002”.

Përpos kësaj përvoje sublime, Moss pohon se Freud pati një ndikim esencial në stilin e jetës së saj. “Ai më mësoi disiplinën, sepse nuk duhet të vonohesha. Nëse vija 5 minuta me vonesë, ai fillonte. Njëherë u vonova vetëm për 5 minuta dhe ai më pyeti: “A ke marrë drogë?!” dhe unë i thashë: “Jo, jam shtatzanë!”, – ka treguar Moss.

Ajo tregon edhe sa qesharak ishte përfundimi, pasi nuk u kujdesën shumë për pikturën dhe nuk e pëlqyen atë. “Ai s’e pëlqeu, në të vërtetë, as unë”, – tha Moss. Portreti u titullua “Naked Portrait 2002” dhe u shit për rreth 5 milionë dollarë. Aktualisht, dimë se e ka një koleksionues arti, i cili është amerikan.

Për sa i përket filmit, nuk ka një datë publikimi dhe kasti ende nuk është lançuar.