Kate Middleton thyen rekord sërish, por këtë herë në muzikë

Kujt ia merrte mendja se do e shikonim edhe si muzikante? Kate Middleton nuk merr komente e vëmendje vetëm me një dalje publike, me një veshje, apo veprim.

Këtë herë, një performancë e saj, duet me artistin Tom Walker ka arritur majat e klasifikimeve. Kënga “For those who can’t be here”, e kënduar nga Tom Walker dhe shoqëruar në piano nga Kate Middleton i dedikohet viktimave të Covid 19 dhe u performua në koncertin mbretëror të Krishtlindjes.

Tashmë zyrtarisht e kthyer në klip, kënga ka marrë klikime dhe renditet në krye të playlistave. “Ajo më dërgoi një letër falenderimi, por jam unë që duhet ta falenderoj”, u shpreh Tom në një prononcim.

Ai më tej pranoi se dukesha është njeri i butë, e qeshur dhe shumë mikpritëse./revistawho.com