Kanye West publikon videoklipin shqetësues duke varrosur të gjallë Pete Davidson! Fansat i kundërvihen

Kanye West i ka marrë kritikat për videoklipin e ri menjëherë pas lançimit dhe të parët që folën janë fansat e tij.

Në qendër të klipit është vetë reperi, i cili duket se ka “rrëmbyer dhe varrosur të gjallë” të dashurin e Kim Kardashian, Pete Davidson. Kim mori dje statusin e beqares, pasi gjykata dha vendimin dhe fill pas seancës, Kanye publikoi klipin që është konsideruar si shumë shqetësues prej fansave. Në animacion, Ye bën rep për Pete, ndërsa pamjet vizuale shfaqin një skenar ngjarjesh të dhunshëm. Videoja nuk u prit me krahë hapur nga shumë përdorues të mediave sociale. Një prej tyre shkroi në Twitter:

“O Zot! Kanye West publikoi një video që tregon se ai varros Pete Davidson të gjallë, videoja e Kanye West është me të vërtetë shqetësuese, Pete Davidson duhet ta padisë dhe të paraqesë një urdhër ndalimi”.

revistawho.com