“Kam qenë xheloz”, Klinton Zeqiraj rrëfen për lidhjen në distancë me bukuroshen nga Bjellorusia

Ekaterina Dubenik, bukuroshja nga Bjellorusia ishte e ftuar para pak kohësh në emisionin “Rudina”, në Tv Klan si një prej shumë vajzave të bukura konkurrente në Miss Globe 2022, ndërsa sot rikthehet me kurorën mbi kokë, pasi në këtë garë u vlerësua me çmimin “Miss golden Girl”.

Këtë të enjte ajo ishte e ftuar te “Rudina”, së bashku me bashkëjetuesin e saj që prej një viti, i cili është gazetari i Tv Klan, Klinton Zeqiraj. Së bashku ata kanë treguar se si ka nisur historia e tyre e dashurisë dhe po ashtu kanë rrëfyer se çfarë shkakton më shumë “zënka” në marrëdhënien e tyre tani. Gazetari ka treguar se kur ata ishin larg, ai bëhej shumë xheloz, pasi sipas tij distanca sjell xhelozi të tilla të tepruara.

Klinton Zeqiraj: Jemi njohur te biznesi im që kemi në Sarandë. Ekaterina punonte në një agjenci turistike, fliste për guidën, Ksmailin, për plazhin në Sarandë dhe apartamenti që kjo qëndronte me vajzat e tjera nga Bjellorusia ishte afër supermarktetit tim. Dhe vinte çdo ditë. Dhe unë sa e pash thashë, kjo është…

Rudina Magjistari: Kjo është e duhura. Ishte si dhuratë?

Klinton Zeqiraj: Ishte vërtetë si dhuratë. Fillova të flisja me të çdo ditë. I dhurova lule për herë të parë, s’kisha dhuruar ndonjëherë, por kjo ma dha atë impaktin.

Rudina Magjistari: Dhe që në atë moment nuk jeni ndarë më. Ka shkuar gjithçka mirë, ziheni për ndonjë gjë?

Klinton Zeqiraj: Edhe zihemi, se në çdo çift nuk është çdo gjë vaj.

Rudina Magjistari: Për çfarë ndizet debate mes jush?

Klinton Zeqiraj: Ekatrerina është shumë tip i qetë, të kupton për çdo gjë. Unë jam ndonjëherë grindavec, pak mistrec.

Rudina Magjistari: Je kërkues?

Klinton Zeqiraj: Po edhe në gjëra që nuk ka unë e kërkoj prapë.

Rudina Magjistari: Je djalë i mamasë. I ke ngjarë asaj se edhe ajo natyrë shumë e fortë, nga ato që duan të drejtojnë.

Klinton Zeqiraj: Kam qenë shumë xheloz më përpara, në kohën kur kishim lidhje në distancë, se edhe lidhjet në distancë kanë atë të vetën , që krijohen xhelozi të tepruara. Tani zihemi pse s’ke bërë punët e shtëpisë, se është pak dembele kjo./tvklan.al