“Kam 2 mami dhe 1 babi”, Ana rrëfen historinë e jetës

Ana e “Përputhen” kishte treguar më parë se ka një histori jete prekëse, të cilën do ta ndante kur të vinte momenti i duhur.

Nga kjo histori, Ana ka zbuluar sot e ftuar në “Ftesë në 5”, ku në një intervistë me Bieta Sulon, ish-konkurrentja e programit të dashurisë tregoi se ka dy nëna dhe një baba.

Ana rrëfeu se një familje e ka ndihmuar në një moment të vështirë të jetës dhe prandaj sot i quan nënë e baba.

“Unë kam fatin e mirë të kem dy familje. Në kuptimin që kam dy mami dhe një babi. Jo sepse prindërit e mi kanë qenë të martuar me persona të ndryshëm apo babi im ka pasur dy gra. Jo, hiqini këto ide idiote. Në periudhë shumë të vështirë timen një familje, të cilës i jam shumë mirënjohëse dhe përulem para tyre çdo ditë, më janë gjendur pranë, më kanë marrë në shtëpi”, -tregoi Ana e prekur./revistawho.com