“Ka tentuar disa herë të më vrasë”/ Gruaja italiane rrëfen si u sulmua nga burri shqiptar: U largova nga dritarja, kam 5 plagë në thikë! Ja pse ka nisur konflikti

Biznesmenia italiane Carlota Dossena, e cila u dhunua nga bashkëshorti i saj shqiptar Kastriot Dema ka rrëfyer si ka ndodhur ngjarja.

Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, Dossena thotë se burri i saj me të cilin janë në proces divorci e ka qëlluar me thikë, duke i shkaktuar 5 plagë.

“U tremba shumë nga 3 zhurma shumë të forta. Pasi hapa derën për të parë se çfarë ishte, u ofendova nga ish-bashkëjetuesi im. I cili gjendjen në mjediset e hotelit në arrest shtëpiak. U largova nga dritarja nga dy djemtë që punojnë për mua dhe ata iu përgjigjën verbalisht ofendimeve të tij dhe kërcënimeve të tij. Në këtë pikë, ai zbriti nga një kat më për dhe më sulmoi direkt me një thikë. Kam 5 plagë në thikë, unë u përpoqa që të mbrohesha, duke vënë krahun para kokës. Edhe pse dëgjova se ai thotë që është sulmuar, i vetmi sulm ishte ai që kam gërricur me thonj dhe për këtë kam dëshmitarë ata dhjemë. Në këtë pikë ai ka ikur. Mua mu duk se ishin si vite të tëra, por gjithçka ndodhi shumë shpejt. Sapo kishte hyrë 28 janari”, tha Dossena.

Ajo tregoi se vazhdimisht, burri ka ushtruar dhunë, ndërsa shkak i konfliktit sipas saj është pasuria.

“Marrëdhënia jonë ka probleme prej vitesh. Ai është përpjekur të më krijojë mua vështirësi për të më larguar nga Shqipëria për të mbajtur të gjithë pronësinë e hotelit. Interesi i tij është i pastër ekonomik”, tha ndër të tjera shtetësaj italiane.

Dossena u shpreh se jeta e saj në shumë raste ka qenë në rrezik, madje për këtë arsye ajo tha se punëtorët që merrte i siguronte edhe strehimin, me qëllim që të mos mbetej vetëm.

“Është një vendim i imi, unë po luftoj prej muajsh që ai të largohej nga banesa ime dhe nga aktiviteti im. Sepse në cdo raport në një konflikt në mes këshillohet të ketë një distancë mes personave. Jeta ime ishte në rrezik. Shumë herë e kam bërë këtë të ditur, por drejtësia nuk më dëgjoi. Për fat unë jam akoma gjallë. Unë gjithmonë kam qenë e detyruar që të marr në punë personel dhe ti mbaj pranë ata edhe me banim, për të mos qëndruar kurrë vetëm.

Në fakt ai dhe familjarët e tij kanë ushtruar shumë trysni mbi personelin që ata të linin punën dhe të ikin, në mënyrë që unë të mbetesha vetë.

Ata pak që mbetën për fat qëndruan me mua, përndryshe unë nuk do të isha sot këtu me ju.

Në qershor ai tentoi të më vriste përpara pesë personave të tjerë, më pas ndaj meje u mor vendimi për urdhër mbrojtje.

Për një periudhë kohë ai u zhduk në Itali. U paraqit papritmas natën e 10 gushtit. U përpoq njëherë tjetër të më vriste, më sulmoi. U arrestua fal ndërhyrjes së policisë dhe pas 5 ditës, më 15 gusht ligji vendosi që ta linte atë në arrest shtëpie.

Ligji nuk saktësonte asgjë në lidhje me këtë, thuhej se vetëm duhet të qëndronte mbyllur në apartamentin e tij”, tha ajo.