Ka shpresa për një ribashkim me Kim? Ky veprim i Kanye e konfirmon!

Kim Kardashian dhe Kanye West i dhanë fund romancës së tyre pasi gati shtatë vitesh lidhje. Çifti i famshëm u divorcua më 19 Shkurt të këtij viti, sipas raportimeve të mediave të huaja, që shtuan se ndarja e tyre ishte paqësore.Ndërkohë që u përfol se dyshja komunikon me njëri-tjerin vetëm për çështje pune dhe kur bëhet fjalë për fëmijët e tyre, duket se ka ende shpresa për një ribashkim të tyre.

Këtë e ka konfirmuar vetë reperi 43 vjeçar, “padashje”. Miku i tij DJ Khaled e ka nxjerrë zbuluar përmes një story në Instagram.

Ai ka treguar në foton e publikuar në rrjetin social se Kanye ende e mban unazën e martesës, kur ky i fundit i bëri një vizitë në studio për të dëgjuar albumin e tij, që do të thotë se ai ende nuk ka hequr dorë nga ylli i reality show.

Se ç’do të ndodhë më vonë, kjo mbetet për t’u parë! /News31