Ka frikësuar një botë të tërë, Vladimr Putin ka sot ditëlindjen! E dini sa vjeç është Cari i Rusisë?

Sot feston ditëlindjen presidenti rus, Vladimir Putin. Lideri i Kremlinit bën sot 70 vjeç. Sigurisht kjo ditë nuk ngeli pa u vënë re nga ministri i Mbrojtjes në Lituani, Arvydas Anušauskas , i cili nëpërmjet një postimi në Twitter ka uruar Putinin me një shkrim pak sa ironik.

Ai shkruan se Putin është ai lider që ulet në një tryezë, ku i duhen dylbi për të komunikuar me të pranishmi, duke iu referuar takimit të Putinit me presidentin francez, Emanuel Macron.

I lindur në Shën Peterburg, karakteri i liderit 70-vjeçar të Kremlinit u brumos gjatë fëmijërisë së tij. Putin është rritur pa prindërit e tij biologjikë, nga një familje kujdestare.

Për shumë psikologë e sociologë kjo periudhë ka shkaktuar trauma në jetën e tij, dhe e ka bërë të jetë i ftohtë me njerëzit dhe i afeksionuar më tepër pas kafshëve.

Kjo gjë shpjegon edhe dashurinë e tij për dy qentë Koni dhe Buffy, me të cilët shfaqet shpesh, madje edhe në takime me krerë të lartë shtetesh.

I diplomuar për drejtësi Vladimir Putin për 16 vite ka qenë pjesë e shërbimit sekret sovjetik, KGB. Për shkak të fizikut të tij, në KGB Putin e thërrisnin me pseudonimin “vogëlushi”. Më pas ai u shkëput nga shërbimet sekrete, dhe për 5 vite punoi si pedagog në Shën Peterburgut. Në vitin 1999 presidenti Boris Yelsin e emëron në krye të qeverisë, ndërsa në vitin 2000, Vladimir Putin u shfaq për herë të parë në arenën ndërkombëtare si president i Federatës Ruse.