Justin Timberlake publikon duetin me SZA

Justin Timberlake dhe SZA e kanë publikuar këngën “The Other Side” që është një prej temave muzikore ne musical e animuar, “Trolls World Tour”.
Është fjala për një këngë argëtuese dhe optimiste, të cilën e ka shkruar Timberlake së bashku me Ludwig Goransson.Për xhirimin e videoklipit është kujdesur Hype Williams, i njohur për hitet klasike të muzikës hip-hop nga vitet nëntëdhjetë.

“Jam mahnitur kur jam ftuar që të jem pjesë e këtij projekti së bashku me Justin”, ka deklaruar SZA. “Puna gjatë procesit kreativ me të dhe ekipin ka qenë e mbushur me entuziazëm. Është po ajo energji që e ndjeni edhe në këngë dhe në klip, dhe shpresoj se do ta pelqeje edhe publiku”, ka shtuar këngëtarja.