Julka Gramo flet për Roerd Toçen: “Mund të kapte finalen në Dancing With The Stars…”

“Dancing With the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

E ndërkohë, “DWTS Fan Club” moderohet nga Kiara Tito dhe transmetohet çdo të diel ora 12:45 në Top Channel. Debatet më të forta dhe emocionet më të veçanta diskutohen çdo të diel në “DWTS Fan Club”.

I ftuar në episodin e fundit, ishte aktori Roerd Toçe, i cili mbrëmjen e të premtes hoqi dorë nga emisioni për arsye shëndetësore. Por si e komentoi rrugëtimin e tij në “DWTS”, Julka Gramo, ish-konkurrentja e sezonit të parë të “Dancing With The Stars”?!

Në fillim të kam paragjykuar, sepse në fillim nuk ke qenë kaq fantastik sa u bëre. Me të vërtetë që pati një rritje të jashtëzkoanhmse dhe më vjen keq që duhet të lësh garën në këtë moment sepse vërtet mund të kishit shkuar përpara. Një gjë tjetër që do doja ta vlerësoja Roerdin është që nuk e vuri grupin në rrezik. Nuk është dorëzuar dhe deri në fund pasi mori vlerësimin, dha vendimin. Sigurisht që Roerdin do e çoja deri në çerekfinale, por ai mund të bëhej edhe më i mirë dhe të shkonte edhe në finale.

Top Albania Radio