Julia Fox : Jam e lumtur që i dhashë fund lidhjes me Kanye West

Julia Fox ka folur sërish për ndarjen e saj me Kanye West. Aktorja ka deklaruar se është “krenare” me veten që i dha fund lidhjes me reperin.

Në një intervistë për ES Magazine, Julia tregoi se ai kishte“shumë probleme me të cilat po merrej” gjatë lidhjes së tyre. ”Ai kishte shumë difekte dhe unë thjesht nuk kisha kohë dhe energji për tu marrë me të,” shpjegoi ajo.” Unë jam krenar për veten që arrita të shkëputesha.”

Julia Fox dhe West ndezën për herë të parë aludime për lidhje në janar. Dyshja i dha fund lidhjes në shkurt pas deklaratave të West ku kërkonte rikthimin me Kim.

Kantautori postoi atëherë një foto të fshirë të Kardashian dhe të dashurit të saj të atëhershëm, Pete Davidson. Përmes Instagram, reperi u tregoi ndjekësve të tij se ai “nuk do hiqte dorë nga” familja e tij.

Kim i dha fund më pas lidhjes me Davidson dhe shprehu zemërim ndaj mënyrës se si West reagoi ndaj ndarjes së tyre.

Pasi muzikanti postoi një foto duke vajtuar për vdekjen e rreme të Davidson, një burim tregoi për PageSix : “Kjo është vetëm një kujtesë për të se ai nuk do të ndryshojë kurrë dhe nuk do të ketë kurrë një shans për pajtim”.

Krijuesja e Skims i tha së fundmi James Corden se ajo ka kërkuar dashurinë në vendet “e gabuara”. Ajo zbuloi se po planifikon të ndryshojë taktikat e saj të takimit.

“Unë mendoj se do të jetë, si një shkencëtar,doktor ose avokat,” shpjegoi Kim. “Kjo është ndoshta ajo që unë parashikoj në të ardhmen.”