“Ju ka q*** në by**”, biznesmeni i pasur gay revoltohet me ata që i përmendin diktatorin

CEO i një superkompanie fitimprurëse, Elton Ilirjani, së fundi është shndërruar në blogerin më kontravers të botës së luksit, ndërkohë që shfaqet i grimuar në çdo cep të botës ku shkel për punë. Për fotot artistike ku pozon me një buzëkuq në dorë, ai merr qindra e mijëra komente nga ndjekësit, të cilët ndahen kryesisht në grupin e atyre që e mbështetin dhe atyre që e kundërshtojnë. Në një intervistë të fundit për “Panorama Plus” Ilirjani ka zbuluar se pse ndryshoi stil, çfarë fshihet pas këtyre fotove sa ekstravagante aq edhe të guximshme.

“Unë jam shumë i lumtur si djalë dhe kështu do të vazhdoj. Fotot i kam bërë në kuadër të një lëvizjeje në mbrojtje të të drejtave të personave transgjinorë, që diskrimonohen dhe nuk punësohen në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Bosnje Hercegovinë. Lëvizja quhet “Lipstick Movement” dhe do të vazhdojë edhe në muajt në vijim. Kjo lëvizje e ka qendrën në New York të SHBA-ve. Pra, unë nuk vishem në përditshmërinë time si femër, përkundrazi, nuk më pëlqen fare makeup dhe të kuqët e buzëve.

Elton-2

Këtë imazh e bëj thjesht për foto, të cilat më vonë i postoj online dhe kështu tërheq vëmendjen dhe e fokusoj këtë vëmendje te të drejtat e personave transgjinorë dhe punësimin e tyre. Unë kam vendosur t’i lyej buzët në çdo cep të Ballkanit Perëndimor, pra në çdo shtet ku unë kam kompaninë time “The HeadHunter Group””, thotë ai. Por duket se me fotot e fundit ai ka shprehur revoltën e tij, ndaj të gjithë atyre që e kritikojnë. Bashkë me pozën e shkrepur brenda një tualeti femrash, Eltoni jep një mesazh shumë luftarak kundër të gjithë atyre që i përmendin diktatorin, Enver Hoxha.

Në statusin në fjalë ai shkruan: “Për ata që më përmendin Kriminelin Enver Hoxha kam këtë puthje nga kjo halja Sa turp që e përmendni me mall Henver Koqën dhe K*** e tjera që ju kanë q*** në b**** me shekuj! Po po, ju kanë q**** në b**** si popull dhe vazhdojne t’ju q****! Ndjekësit e kanë këshilluar të mos prishë fjalorin, por vetëkuptohet që për Eltonin disa njerëz vetëm me këtë fjalor mund ta marrin mesazhin./Story.al