Ju bën ju partneri dhuratë të tillë siç i ka bërë Shpati Selvijes? Dyshojmë!

Shpati kësaj here nuk i ka bërë lule, çokollata apo dhurata të tjera materiale Selvijes. Këngëtari i ka bërë të fejuarës dhuratën më të veçantë, një këngë. “Mbretëresha ime”-mban titullin kënga e re e Shpatit, e publikuar sot. Pak ditë më parë në “Express rozë”, Shpati zbuloi se këtë këngë ia ka dedikuar pikërisht Selvijes pasi është frymëzuar nga ajo.

Në këngë Shpati i thotë Selvijes se ajo ka nurin e Mbretëreshës antike dhe ai ndihet si Apollon e të dy bashkë në fron kanë krijuar mbretërinë e tyre.

“Është dedikim për Selvijen dhe ky frymëzim më erdhi nga dashuria për të. Selvijes i pëlqeu. Në fillim fansat kanë pasur një pikëpyetje nëse vajza në klip do ishte Selvija dhe unë ua lashë surprizë. Si përfundim doli një vajzë tjetër dhe Selvija më tha unë do kem hapësira më të mira ndoshta”, tregoi Shpati për këngën.