Jonida Maliqi tregon 3 gjëra që ju bëjnë sexy dhe dëgjojani fjalën

Jo, nuk ju bëjnë sexy të pasmet! Janë 3 gjëra të tjera që do t’ju bëjnë të dukeni më tërheqëse dhe të merrni vëmendje. Thënë kjo nga një prej vajzave që gjithmonë merr vëmendjen me pamjen e saj, Jonida Maliqi. Këngëtarja ka postuar një status, i cili rrjedhimisht konfirmon dhe mendimin e saj se sexy të bën mënyra sesi ecën, sesi flet dhe sesi mendon.

“Të jesh seksi nuk ka të bëjë gjithmonë me gjoksin dhe të pasmet. Ka të bëjë me mënyrën si ecni, si flisni dhe si mendoni”, shkruhet në postimin e publikuar nga Jonida.