Jonida Maliqi flet për marrëdhënien me Romeon: Ç’faj kishte ai, jemi dashur!

Këngëtarja Jonida Maliqi ka reaguar për herë të parë pas deklaratës së Romeo Veshajt në BBVIP, lidhur me lidhjen e tyre.

Jonida ka treguar se ajo dhe Romeo mbajnë raporte shumë të mira pas ndarjes, duke theksuar se “aktori nuk ka shfrytëzuar lidhjen për famë”.

“Sigurisht që m’u bë shumë qejfi që Romeo tha se më ka dashur. Të dy ruajmë miqësinë, interesohemi për gjërat e njëri-tjetrit, më pyet e pyes si shkojnë gjërat. Më duket absurde që njerëzve u vjen çudi që ne ruajmë raporte të mira, edhe pse të ndarë. Nuk kemi për të ndarë as toka, kemi qëndruar për sa kohë kemi dashur të qëndrojmë bashkë dhe e respektojmë dhe e vlerësojmë kohën që kemi kaluar me njëri-tjetrin. Këtu boll.

Po ç’faj kishte Romeo që në periudhën që më ka takuar mua ishte në fillimet e karrierës së tij, nuk kishte këtë emër që ka sot. Unë e kisha emrin më të konsoliduar për shkak se kam qenë më herët se ai në skenë. Kjo gjë ndodh në çdo lloj profesioni, nuk ka ndodhur vetëm mes nesh, ndodh edhe në botë. Ah, mund të ketë pasur ndonjë ndikim, por jo të bëhesh detyrimisht i famshëm nga ai personi. Po s’ka qenë ai qëllimi që të merrte famë prej meje sepse 2 vite nuk mund të qëndronim për qëllimin”, ka treguar Jonida në podkastin, N’audi, me Isli Islamin.

living.al