Jona Spahiu bën 25 vjeçe, merr surprizën më të bukur nga familja dhe urimin më të veçantë nga motra

Ditën e sotme Jona Spahiu feston 25-vjetorin e lindjes dhe kjo datë e shënuar e ka gjetur duke festuar mes familjarëve të saj. Në mesnatë moderatorja e njohur ka marrë një surprizë të bukur, e cila duket se e ka kënaqur pafund. Familjarët e saj kanë mbushur shtëpinë me lule dhe sigurisht dhurata më e bukur për Jonën ishte vetë djali i saj, Raiden. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një video të shkurtër, në të cilën shihet duke mbajtur vogëlushin në prehër dhe të dy qeshin me njëri-tjetrin.

Jona-2

Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar as urimet e shumta për moderatoren, por më i veçanti është ai i motrës së saj. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një foto nga fëmijëria dhe pavarësisht se kanë kaluar shumë vite nga ajo kohë një pjesë e tipareve në portretin e Jonës kanë mbetur të njëjta. Përkrah fotografisë motra e saj ka shkruar: “Shoqe që nga 1996. Gëzuar ditëlindjen motra ime e vetme më e preferuar, më e bukur, më e ëmbël, më ‘cool’. Të dua edhe pse atëherë më thoshe se isha e adoptuar”, ka shkruar motra e Jonës në urimin e saj.

Jona-3

Ky vit është mjaft i veçantë për moderatoren e njohur, sepse ajo feston për herë të parë si nënë, duke qenë se në shtator të vitit të kaluar solli në jetë një djalë. /revistawho.com