Joe Jonas dhe Sophie Turner në pritje të fëmijës së tyre të dytë?

Burimet e shumta po raportojnë se çifti Joe Jonas dhe Sophie Turner, janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë së bashku.Thashethemet për një shtatzëni të dytë Turner-Jonas filluan kur dyshja u fotografuan duke shëtitur së bashku të kombinuar me veshje ngjyrë jeshile ku në pah dukej dhe barku i fryrë i aktores.

Turner dhe Jonas tashmë kanë një vajzë së bashku, Willa, e cila është 1 vjeç dhe mesa duket kanë menduar të kenë një fëmijë të dytë që kur Willa ishte 4 muajshe.

Çifti nuk ka bërë ende asnjë njoftim zyrtar për ardhjen e vogëlushit të dytë. Dyshja ka qenë mjaft private për jetën e tyre së bashku, siç dëshmohet nga fakti se ata u larguan fshehurazi në Vegas dhe se asnjëri prej tyre nuk e konfirmoi ekzistencën e Willa deri pasi ajo lindi në të vërtetë. Edhe tani, ata rrallëherë komentojnë hallet dhe gëzimet e prindërimit.