Jo vetëm Amici, por edhe një tjetër format Mediaset nga Alketa Vejsiu

Alketa Vejsiu ka konfirmuar se ka blerë patentën e formatit të Maria de Filippi Amici që do të fillojë së shpejti në Tv Klan.

Moderatorja ka deklaruar për InfoMedia Albania se për këtë projekt ajo ka vite që po punon për ta sjellë në versionin shqiptar. Ndoshta kjo mund të shpjegoj edhe mungesën ose mos zhvillimin më të talent show-t X Factor. Impenjim që Alketa ja ka dedikuar punës së pa rreshtur për të sjellë në nivelet më të larta një projekt si Amici, që nuk është vetëm një spektakël por një akademi e vërtetë e disiplinave si këngë dhe kërcim. E ndërsa ne mezi po presim që sa më shpejt të shohim këtë projekt në ekranin shqiptar një tjetër format i Fascino të Maria de Filippi do të materializohet në Tv Klan në versionin shqiptar.

Është fjala për emisionin “L’Intervista” të ikonës së televizionit italian që ndërroi jetë ditë më parë Maurizio Costanzo.

Vetë Alketa e ka njoftuar lajmin përmes një postimi në profilin e saj instagram tek sa sjellë edhe njëherë në vëmendje figurën e Costanzo-s dhe vlerësimin për të.

Programi, në të cilin dëgazetar interviston njerëz të famshëm, është frymëzuar nga një format spanjoll. Në secilën episod, një mysafir është i vendosur në qendër të një studio në formë kubike mbi muret e të cilit rrjedhin filmime, foto dhe fjalë në lidhje me jetën e tij profesionale dhe private, e cila, duke shtypur një buton, ka mundësinë për të ndaluar. Nga filmimet dhe reagimet e të intervistuarit, moderatori merr spunto për pyetjet që do i drejtohen.