Jo më të ndarë: Jason Momoa dhe Eiza González konfirmojnë rikthimin me një xhiro me motor

Kanë qarkulluar disa zëra për një ribashkim mes Jason Momoa dhe Eiza González dhe mesa duket, është e vërtetë! Momoa dhe González janë fotografuar duke bërë një xhiro me Harley Davidson e yllit të “Aquaman” në Malibu.

Eiza shfaqet shumë e lumtur, ndërkohë që mbahet rreth belit të Jason.

Thashethemet për ribashkimin e tyre nisën pasi u panë në Londër duke frekuentuar të njëjtat vende.

Aktori 42-vjeçar dhe partnerja e tij 32-vjeçare asokohe u ndanë pasi ishin njerëz të ndryshëm, por sipas burimeve, kishte shumë gjasa që të riktheheshin sërish, pasi e donin njëri-tjetrin. Siç shihet qartë, burimet kishin shumë të drejtë.

Momoa dhe González janë takuar përmes miqve të përbashkët dhe kanë dalë që prej shkurtit të këtij viti. Lidhja me González ishte e para pas divorcit të Momoa me Lisa Bonet, me të cilën ka dhe 2 fëmijë, vajzën Lola (15 vjeç) dhe djalin Nakoa-Wolf (13 vjeç).