JLo dhe Alex Rodriguez: Covid-19 ka në dorë dasmën tonë

Jennifer Lopez dhe partneri i saj, Alex Rodriguez, kishin planifikuar t’i jepnin fund beqarisë me një ceremoni të madhe këtë verë.

Çifti kishte vendosur që dasma e tyre të mbahej në Itali, madje i kishin përgatitur të gjitha detajet.

Gjithçka ishte gati, duke nisur nga lokali, arredimi, ushqimi, lista e të ftuarve, veshjet e dyshes etj.

Madje, edhe pagesat janë kryer por Covid-19 kishte të tjera plane për J.Lo dhe Alex Rodriguez!

Pandemia e cila u përhap vrullshëm pezulloi dasmën e çiftit, ndërsa më herët Jennifer u shpreh se s’e dinte ç’vendim do të merrnin tani.

Megjithatë, i ftuar në “The Tonight Show”, Rodriguez i ka dhënë drejtim situatës, duke lajmëruar se dasma e tyre është në pauzë.

Kjo do të thotë se sapo të krijohet mundësia, dyshja do të zhvillojë ceremoninë madhështore të planifikuar, për t’i thënë “Po” njëri-tjetrit para njerëzve dhe Zotit.
Pra, Covid-19 ka në dorë datën e dasmës së çiftit!