Jeta s’është e thjeshtë në Pallatin Mbretëror, Meghan Markle po merr leksione për rregullat e mirësjelljes

Meghan Markle është duke marrë “leksione” për rregullat e mirësjelljes dhe duket se ajo ka më shumë punë se pjesëtarët e tjerë të familjes mbretërore. Një burim i afërt i pallatit mbretëror ka thënë se Meghan po përdor eksperiencën e saj si aktore për t’u sjellë sa më mirë dhe për të respektuar rregullat e familjes. Një urgjencë e tillë për mësimin e rregullave të mirësjelljes, duket se vjen pasi Dukesha i çuditi të gjithë me veprimin e saj gjatë një vizite, duke mbyllur vetë derën e makinës. Kjo shkaktoi shumë reagime në rrjet, sepse pjesëtarët e familjes mbretërore nuk duhet ta bëjnë një veprim të tillë. Tashmë ajo po mëson të gjitha traditat e lashta të sjellve mbretërore, shkruan Who. Dukesha duhet të mësojë çdo gjë duke filluar nga përshëndetja me dorë, shërbimi i ushqimit, shqiptimi i fjalëve dhe deri tek e dala nga makina në mënyrë sa më të bukur.