Jeta në tur e Ledrit dhe Mc Kreshës, reperat zbulojnë pak nga pak nga ‘prapaskenat’ e përgatitjeve

Ledri Vula dhe Mc Kresha janë reperët më të suksesshëm të momentit dhe koncertet e tyre janë shumë të shpeshta. Mes udhëtimeve nga një qytet në tjetrin dhe në shtete të ndryshëm, duket se një nga çastet më të vështira është zgjimi që pa lindur dielli dhe këto çaste, Ledri i ka publikuar në ‘Instagram’. Si për ta mbështetur e për t’i treguar që e kupton Mc Kresha i ka dërguar një foto teksa përgatitet për koncertin e radhës.

Ledri-2

Në këtë periudhë, koncertet për reperë janë shumë të shpeshtë, madje ndonjëherë realizohen edhe dy apo tre brenda ditës. Suksesi i tyre nuk njeh kufij kështu që me siguri jeta disi e vështirë në tur do vazhdojë. / revistawho.com