“Jeta na sjell të papritura”- Enca ka thyer këmbën dhe i është nënshtruar operacionit

“Jeta mund të na sjellë shumë të papritura, e vetmja gjë që mund të bejmë ne është ta pëballojmë si kampiona”. Ky është mesazhi që ka vendosur të japë Enca për ndjekësit e saj në Instagram, në postimin ku zbulon se i është nënshtruar një operacioni.

Këngëtarja e njohur ka thyer këmbëm dhe ka bërë një ndërhyrje, ndërkohë që nga fotot e postuara duket se tani është në fazën e rehabilitimit pasi shfaqet me paterica.

Megjithatë ajo thotë se pas incidentit që i ka ndodhur dhe operacionit, vazhdon të jetë “King Enca” ashtu siç e njohim, dhe kjo ngjarje e ka bërë të jetë mirënjohëse për jetën që ka dhe mbështetjen emocionale që ka marrë nga të gjithë.

Shërim të shpejtë për të dhe pse jo, duke qenë se i pëlqen të eksperimentojë në projektet e saj, mund të bëjë një videoklip teksa qëndron në paterica. /News31