Jessie J pozon totalisht e zhveshur për të festuar 33-vjetorin e lindjes

Jessie J vendosi që të festojë 33-vjetorin e lindjes duke postuar disa foto, në të cilat shihet topless.

Këngëtarja, ditëlindja e së cilës ishte më 27 mars, nuk i la vend imagjinatës teksa pozonte nudo para pasqyrës së tualetit, shkruan “Daily Mail”.

Këngëtarja me famë botërore mori komente pozitive pafund në këtë postim.

Në muajin shkurt, Jessie konfirmoi lidhjen me balerinin Max Pham dhe që nga ai moment, artistja ka postuar shumë foto romantike me të dashurin e saj të ri.

Jessie dhe Max u panë për herë të parë bashkë në publik kur darkuan në një restorant vegan në Kaliforni.

Këngëtarja u nda nga ish-partneri, Channing Tatum, 40 vjeç, në tetor të vitit të kaluar pas një romance 2-vjeçare.