Jennifer Lopez & Ben Affleck po planifikojnë të bëjnë pushime me ish-bashkëshortët përkatës!

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po i presin me padurim pushimet e tyre bashkë. Por një burim për ET thotë se dyshja po pret me padurim edhe disa festa të tjera të mëdha si Dita e Falenderimeve apo Krishtlindjet, gjatë të cilave çifti mesa duket nuk do të jetë vetëm.

Kush do të jetë pjesë e planeve të tyre? Marc Anthony, ish-bashkëshorti i Jennifer Lopez me të cilin ka dy fëmijë binjakë 14 vjeç, Max dhe Emme, si dhe Jennifer Garner, ish-gruaja e Ben Affleck, me të cilin aktori ka tre fëmijë, Violet, 16 vjeç, Seraphina, 13 vjeç dhe Samuel, 10.

“Ata kanë disa gjëra për të zgjidhur me dy grupet e fëmijëve dhe ish-partnerët e tyre, por do të donin t’i kishin të gjithë fëmijët së bashku me ta si një familje e madhe dhe janë duke punuar për këtë. Krishtlindjet janë një nga festat e preferuara të Jen dhe ajo është shumë e emocionuar”, shprehet burimi për ET.

Anabelmagazine