Jennifer Lawrence thotë se në fillimet e shtatzënisë, mendonte se do ta donte beben njësoj sa macen

Jennifer Lawrence dhe partneri i saj, Cooke Maroney u bënë prindër të një djali në shkurt të këtij viti.

Lawrence, shumë private në lidhje me familjen dhe veçanërisht të birin, më në fund, ndau emrin e tij, në një intervistë për “Vogue”. Ajo tha se bebushi quhet Cy dhe më pas, ceku edhe vështirësitë e prindërimit dhe përvojën unike që çdo nënë kalon, para, gjatë shtatzënisë dhe ndjesitë që përjeton më pas.

Ajo kujtoi kohët kur mendonte se nuk do ta donte bebushin e saj më shumë se macen, ose në fakt, do t’i donte të dy njësoj. “Të gjithë thoshin se do ta dua beben më shumë se macen. Por kjo s’është e vërtetë. Mbase do ta dua aq sa macen?”, tha ajo e më pas shpjegoi se pas lindjes ra menjëherë në dashuri me të birin.

“Mëngjesin pasi linda, ndjeva se e gjithë jeta ime rifilloi. Sikur të ishte dita e parë e jetës sime. Sapo nisi. Isha thjesht shumë e dashuruar”. Ajo shtoi edhe se bie direkt në dashuri me bebet, kudo.

Aktorja pohoi se tani që është bërë nënë, e sheh botën me tjetër sy, më të kthjellët, edhe pse më të lodhur. “Zemra ime është zgjeruar dhe ka një kapacitet për të cilin nuk isha në dijeni”. Jen u shpreh se së bashku me bashkëshortin, i mendojnë të gjitha etapat në të cilat do të kalojë bebushi. “Ai do të ecë, do të kalojë rrugën. Një ditë do të ngasë makinën. Do të jetë një adoleshent idiot”…

Të gjitha këto tregojnë se tani Lawrence e do beben e saj më shumë se gjithçka, fatkeqësisht edhe se macen.