“Jemi të emocionuar”- Dua Lipa flet për shtatzëninë e kunatës së saj Gigi Hadid, tregon kur zbuloi sekretin

Dua Lipa është e emocionuar që kunata e saj Gigi Hadid është shtatzënë.

Këngëtarja shqiptare, e cila është në një lidhje me vëllain e modeles, Anwar, foli për lajmin e bukur pasi Gigi konfirmoi se është në pritje të fëmijës së parë me Zayn.

24 vjeçarja në një intervistë për stacionin radiofonik The Edge, u pyet për shtatzëninë e Gigit.

“Po,”– konfirmoi këngëtarja. “Është një lajm shumë emocionues. Jemi shumë, shumë e emocionuar.”

Ndërsa kur u pyet se sa kohë ka që është në dijeni të këtij sekreti. Dua tha: “Ah ju djema me të vërtetë po më vendosi në siklet…”

Më pas, këngëtarja u shpreh se e mori vesh lajmin për shtatzëninë e kunatës pak para se të bëhej viral në media të mërkurën.

25 vjeçarja konfirmoi se po pret fëmijën e saj të parë me të dashurin Zayn, 27 vjeç, gjatë një interviste për  The Tonight Shoë Starring Jimmy Fallon.

“Natyrisht ne do dëshironim ta zbulonim sipas kushteve tona, por jemi shumë të emocionuar dhe të lumtur. U jemi mirënjohës urimet dhe mbështetjen tuaj,”– u shpreh supermodelja.

Gigi raportohet se është 5 muajshe shtatzënë dhe fëmija pritet të vijë në jetë në shtator.