Japonia mposhti Spanjën, Starova: Futboll i hidhur, fitoi skuadra inekzistente në fushë

Sulejman Starova, specialist futbolli, në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, foli për eliminimin e Gjermanisë.

Starova deaklaroi se gjermanët paguan fillimin e keq, ku u mposhtën nga Japonia, në ndeshjen e parë.

Gjermania pagoi fillimin jo të mirë. E pagoi nga një skuadër që mposhti jo vetëm gjermanët, por edhe spanjollët. Japonia humbi vetëm ndeshjen ku ishte favorite. Gjermania sot ishte në dorën e Spanjës.

Në pjesën e dytë, Japonezët bënë si me Gjermaninë. Ruajtën energjinë dhe ia dolën të shpërthejnë në të dytën. Bënë presion lart te Spanja. Një skuadër inekzistente në fushë, të fitojë ndeshjen, ndodh në këtë futbollin e hidhur.

Te goli i dytë, ne e pamë që topi kishte dalë jashtë. Japonezët ishin mjeshtra të kundërsulmit pastaj. Mbrojtën aq mirë, sa e bënë Spanjën të duket ashtu.

Harrojeni se Spanja ka toleruar në ndeshjen ndaj Japonisë. Mund të kapemi te topi i golit të dytë.