“Jam me ty dhe i harroj të gjitha”, Luizi ulet veçmas me Kiarën dhe ia thotë të gjitha

Kiara foli me Luizin për debatet e tij brenda shtëpisë. Ajo mori kohë për ta këshilluar, që të mos ndikohet nga protagonizmi.

Në anën tjetër Luizi i tha se kur është me atë nuk mendon për të tjerët në shtëpinë e Big Brother.

“Shkurt muhabeti. Jam me ty i harroj të gjitha, nuk më intereson. Që të futem dhe njëherë duhet të them ku e lashë. Nuk i llogaris fare, me gjithë respektin që kam.

Prania jote aq sa më ka bërë mirë, më ka bërë dhe keq. Më ke marr goxha energji, ta kisha harxhuar andej do dilja lider”, tha Luizi.

Luizi është kthyer në qendër të vëmendjes brenda shtëpisë së Big Brother Albania VIP 2. Kësaj here jo për pëlqimin e tij ndaj Kiarës, por për debatin me Efin ku dhe janë përdorur ofendime.

Pas disa diskutimesh dhe me banorë të tjerë, Kiara e ka marrë veçmas për ta këshilluar.

“Unë e kuptoj që ke marr këtë rolin që do të jesh protagonist në çdo moment. Dhe je realisht se kudo që ndodhemi del ti merr gjithë vëmendjen. Dhe e ke të lindur jo se po e bën vetëm se është pjesë e lojës. Besoj dhe jashtë është e njëjta situatë. Por nuk dua të gabosh. Mos u bëj antipatik”.