Ja sa kushton veshja e Arbana Osmanit në natën e parë të Festivalit të Këngës në RTSH

Me apo pa dëshirën e tyre, Alketa Vejsiu dhe Arbana Osmani janë parë gjithmonë me syrin krahasues nga publiku. Por këtë herë jo pa shkak.

Arbana Osmani këtë vit është preazntuese e Festivalit të Kënges në RTSH, të cilin alketa Vejsiu e ka prezantuar 3 vite më parë.

Në atë kohë, Alketa u komentua në masë për veshjet e shumta që ndërroi për 3 netë të Festivalit, që ishin plot 11.

Por Arbana Osmani është shfaqur mbremjen e djeshme me një veshje që ngjason jo pak me një nga veshjet e Alketës gjatë prezantimit të festivalit të Këngës.

Ajo u shfaq kokë e këmbë rozë, me fustan, streçe dhe taka të së njëjtës ngjyrë, ku dukej njësoj si Alketa, por në stile të ndryshme.

Arbana kishte zgjedhur një veshje nga Valentino e cila i ka kushtuar 4110 euro. Ku 2 900 euro i kushtoi fustani, 260 euro streçet dhe 950 këpucët.

/albeu