JA PAMJET/ Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë, ja si u shpërndanë në drejtime të ndryshme autorët e dyshuar

“Ora News” siguron pamjet e momentit të përplasjes me thika në “rrugën e Dibrës” në Tiranë ku mbeti i vrarë 20-vjeçari Stivën Toshkëzi.

Në pamjet në fjalë shihen qartë disa persona duke vrapuar në drejtime të ndryshme, çka konfirmon dhe arsyen se pse policia e Tiranës ka vënë në pranga vetëm njërin prej autorëve të vrasjes së 20-vjeçarit.

Bëhet fjalë për shtetasin Ensi Maze i cili është arrestuar, teksa vijojnë kërkimet për autorin tjetër të dyshuar për ngjarjen Axel Hoxhaj.

Dyshohet se sherri mes të rinjve që i mori jetën 20-vjeçarit Stivën Toshkëzi ka ardhur pas një konflikti për një vajzë dhe ishte hera e dytë që të rinjtë përplaseshin.

Sipas policisë, shtetasit Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj kanë goditur me mjet prerës shtetasin Stivën Toshkëzi, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Ora News