J. Lo dhe Alex po bëjnë atë që bëjnë të gjithë çiftet në krizë

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez po luftojnë për ta mbajtur lidhjen e tyre, pas thashethemeve se ata janë në krizë ndarje.

Për të vërtetuar të kundërtën pak ditë më parë Alex udhëtoi në Republikën Domenikane për të takuar partneren, e cila po xhiron filmin “Shotgun Wedding”.

“Ai shkoi atje për të kaluar disa ditë më shumë me Jenniferin”-tha një burim për “People”.

“Alex po përpiqet shumë dhe do që Jennifer të jetë e lumtur”-vazhdoi burimi duke shtuar se “ata po bëjnë gjithçka që munden për të pasur prioritet lidhjen e tyre”.

“Jennifer u gëzua shumë që e takoi. Po mundohen të rregullojnë gjërat mes tyre”-tha burimi.

Pak kohë më parë u tha se aktorja ishte gati t’i jepte fund lidhjes, por tani është e lumtur që janë bashkë dhe që Alex po përpiqet.