J Balvin bëhet baba për herë të parë, fansat nisin aludimet se emri i të birit është… Ja detaji që ngriti dyshime

Këngëtari i njohur i muzikës latine, J Balvin dhe modelja, Valentina Ferrer, janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e bukur e ndau me të gjithë Ferrer në llogarinë e saj në Instagram, shkruan “People”.

“4 ditët më të mira të Dashurisë …“, shkroi modelja argjentinase në një foto bardh e zi të dorës së saj që mbante këmbën e foshnjës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by VALENTINA (@valentinaferrer)

Komenti i Ferrer tregon se foshnja lindi më 27 qershor, në të njëjtën ditë kur Balvin, shkroi në Twitter “Querido Rio (Rio im i dashur)” duke bërë që fansat të besojnë se emri i fëmijës së tyre është Rio.

Këngëtari i “Mi Gente” ende nuk ka shkruar në lidhje me lindjen e vogëlushit.

J Balvin dhe Valentina janë njohur bashkë gjatë xhirimeve të videoklipit “Sigo Extranandote” të këngëtarit në vitin 2017-të.

Dy muaj më parë ata konfirmuan shtatzëninë e Valentina-s me një foto në “Vogue Mexico”, në të cilën modelja argjentinase shfaqej me barkun e rrumbullakosur.