“Ishte presion shumë i madh”, Bashkimi rrëfen disa të pathëna pas ndarjes me Alvisën

Romanca e dashurisë mes Bashkimit dhe Alvisës është komentuar gjatë në mediat rozë edhe pas daljes së dyshes nga programi.

Ata dolën dhe një çift, për ta vazhduar njohjen jashtë, por kjo lidhje zgjati për shumë pak kohë.

Pas disa javësh, përmes një statusi në Instastory, Bashkimi lajmëroj të gjithë ndjekësit se nuk ishte më në një lidhje me Alvisën dhe kishin vendosur që secili të vazhdojë i vetëm.

Asnjëri nga ata nuk është prononcuar në media për të folur rreth arsyeve të ndarjes, duke lënë aludime të shumta në mes.

Mirëpo, së fundmi gjatë një interviste Bashkimi ka tregaur disa të pathëna nga lidhja me ish-konkurrenten e “Për’puthen”.

Pjesë nga biseda:

Ta dija se do kaloja këto sfida në Për’puthen ndoshta do kisha hezituar, por kam mësuar nga gjithë ato sfida aty. Kam kaluar shumë gjëra brenda 2-3 muajsh”- ka treguar ish konkurrenti.

Moderatorja: Nuk është e lehtë të përballosh një vajzë labe?

Bashkim Saiti: Ishin shumë njerëz që duheshin me u përballuar menjëherë. Presion shumë i madh brenda studios, jashtë shumë komente, por me të vërtetë jam i gëzuar që i kam kaluar gjërat.

Marrëdhënia ime startoi para syve të miliona njerëzve, e kuptoj që njerëzit kanë qenë brenda historisë time, pritshmëritë ishin shumë të larta dhe ishim çifti i parë aty. Aty e filluam dhe shkoi çdo gjë mirë, kur dolëm, kishte gjëra tjera që doja të njihja te ajo dhe ajo te unë, komunikimi nuk vazhdoi si duhej, ndoshta mentaliteti i saj ose mentaliteti ku jam rritur unë. Provuam, provuam por unë i thash më mirë herët se sa më vonë, prandaj vendosëm të dy”

Moderatorja: Ju patët mesazhe dhe nga familjarët, a i takove familjarët e Alvisës pasi dolët nga formati?

Bashkim Saiti: Unë nuk i kam takuar, nuk e kam vënë në presion Alvisën për të takuar ata pasi mua më duket një hap shumë i madh që të takoj familjarët, nëse e bëj këtë veprim duhet të jem shumë i sigurt që do jetë vajza me të cilën do kaloj jetën.