“Ishte një periudhë e trazuar”- Njoftoi ndarjen nga bashkëshortja, por u pajtuan shumë shpejt, Sylvester Stallone flet për herë të parë: U rizgjua…

Sylvester Stallone dhe bashkëshortja e tij Jennifer Flavin u ndanë për një kohë të shkurtër disa muaj më parë. Çifti ishin drejt divorcit, madje ish-supermodelja çoi dokumentet në gjykatë, megjithatë hoqën dorë shumë shpejt nga ndarja.

Aktori reagoi për herë të parë dhe e përshkroi krizën e shkurtër në martesë që pati me gruan e tij si një “periudhë të trazuar”.

“Le të themi se ishte një periudhë e trazuar. Kishte një rizgjim të asaj që është më e vlefshme se çdo gjë, që është dashuria ime për familjen time. Ajo ka përparësi ndaj punës sime dhe ky ishte një mësim i vështirë për t’u mësuar”, tha Stallone për Sunday Times.

76 vjeçari dhe gruaja e tij Jennifer Flavin, 54 vjeçe, njoftuan se do të divorcoheshin në gusht të këtij viti.

Çifti u martua në maj të vitit 1997 dhe kjo është martesa e tretë e aktorit. Ishte Jennifer Flavin ajo që paraqiti kërkesën për divorc në gusht 2022.

Sipas një deklarate të dhënë nga Stallone, ata po përpiqeshin që së bashku t’i kapërcenin problemet mes tyre privatisht. Pas dorëzimit të kërkesës për divorc në gusht, u zbulua se çifti ishin pajtuar.