Ishte konfirmuar, por ky banor nuk do të jetë në të vërtetë, pjesë e BBV3?!

Këtë të shtunë nis në ekranin e Top Channel edicioni i tretë i Big Brother Vip Albania, dhe kureshtja është e madhe për banorët e tij. Emra të ndryshëm lakohen prej javësh, por produksioni duket ka vendosur ta ruajë surprizën deri në fund.

Një prej banorëve që u përfol se do të jetë pjesë e BBVIP ishte dhe këngëtari Bardhi, ku ky konfirmim erdhi dhe nga vetë ai gjatë një koncerti në Tiranë, por tani një story e postuar prej tij tregon të kundërtën.

Me një foto në Instastory, Bardhi fton të gjithë fansat e tij në një klub në Tiranë , dhe ajo që ra në sy ishte pikërisht data: “ 13 janar ju pres në Tiranë.”

Në 13 janar rinis dhe BBVIP, cka bën të mendohet se lajmi për hyrjen e tij në reality show, paska qenë i rremë.

Bordo