“Ishin një dështim”, Gymysh pendohet për operacionet plastike

Aktorja turke Songul Oden është shumë e njohur në vendin tonë falë rolit të “Gymyshit”, një serial i transmetuar vite më parë, ku ajo luante krah Kivanç Tatlitug.

Më pas aktorja luante rol kryesor edhe në serialin “Shtëpiake të dëshpëruara”, me emrin Jasemin.

Së fundmi në një intervistë Songul ka folur për herë të parë mbi operacionet plastik duke treguar se është penduar shumë pasi i kanë shfaqur probleme.

Aktorja tregoi se pas operacionit që bëri në hundë nuk merr frymë mirë dhe po ashtu nuk buzëqesh si duhet për shkak të botoksit që ka bërë për rrudhat.

“Pas operacionit në hundë nuk marr dot frymë. Kam kursyer shumë para për këtë operacion, por nuk ishte i suksesshëm pasi u dëmtua kërci. Bëra dhe dy operacione të tjera në hundë më vonë. Nuk mund të marr frymë lirisht. Duke qenë se qesh shumë, kam pasur rrudha rreth syve. Kam bërë botoks, por buzëqeshja më është shkatërruar”-u shpreh aktorja.