“Ishim të veshur më shumë se ç’duhet”, Niko Komani i përgjigjet kritikave për veshjen e Ronelës në Eurovision

Performanca e Ronelës në Eurovision vazhdon të komentohet dhe veshja e saj ka qenë një ndër detajet që mori vëmendjen.Në një intervistë për “Wake up”, Niko Komani u shpreh se veshja e Ronelës nuk ishte aspak e tepruar duke shtuar se këngëtaret e Spanjës dhe Qipros kishin veshje më provokuese se këngëtarja shqiptare.

“Ronela përfaqësonte veten një herë pastaj të tjerët. Më habit që shohim femra të huaja mbase më të mbushura prapë me të njëjtën veshje dhe e pëlqejmë se shqiptarët fshihen pas gishtin. Të huajin e adhurojnë duke mos u bezdisur por te shqiptari bezdiset shumë. Përveçse kanë standarde të dyfishta, nuk i lënë artistët të evoluojnë se i mbushin me komplekse dhe nuk mund të shkojnë përtej gjësë normale. Ishim madje shumë të veshur nëse disa thanë se ishim të zhveshur. Kishte pafund artistë ‘lakuriq’ sipas tyre, shqiptarët duan të mbulojnë të tyret, por adhurojnë ata të huaj që zhvishen”, u shpreh Niko.