Ish-Miss Bota humb jetën në një aksident me makinë

Ish-Miss Bota, Zanib Naveed ka humbur jetën në një aksident me makinë. Sipas mediave të huaja, bukuroshja nga Pakistani ka humbur kontrollin e makinës së saj, tip Mercedez CL2, duke u përplasur kështu me një bordurë.

Kjo ka rezultuar fatale për Zanib, sepse mjeti u përmbys dhe ajo gjeti vdekjen e menjëhershme.

Zanib-Naveed-2

Zanib Naveed u shpall Miss Pakistani në vitin 2012.