Ish e fejuara në ‘BBVK’, aktori (ndoshta) në ‘BBVA’

E kujt mund t’ia merrte mendja që dy ish-partnerë, do të ishin pjesë e dy programeve të ngjashme, por konkurrente, “Big Brother VIP Kosova” dhe “Big Brother VIP Albania”.

Gigliola Haveriku u bë pjesë e “BBVK”, ndërsa aktori i njohur, Amos Muji Zaharia, përflitet se do të hyjë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Sipas Kryefjala.com, aktori ka pranuar ftesën e produksionit të BBVA.

Në kohën kur ishin bashkë, ish-çifti shprehte hapur dashurinë për njëri-tjetrin. Madje Gigliola ishte e pranishme edhe në martesën e Elia Zaharias, motrës së Amosit, me Princ Lekën.

“Ishte e vështirë të shkëputesha nga një lidhje e gjatë. Gjithmonë ndarja vjen si një proces dhe nuk erdhi papritmas se ndodhi ndonjë gjë e papritur apo i bëmë ndonjë gjë njëri-tjetrit. Besoj dhe nga ana e tij nuk ka asnjë problem. Unë kam shumë respekt, e dua shumë si njeri, si artist. Se 6 nuk janë pak, por ndryshimi i lifestyle ishte e vështirë për mua,” tha këngëtarja në një intervistë “Next”.

Deri më tani thuhet se pjesë e “Big Brother VIP Albania” do të jenë aktorja Eva Alikaj, moderatorja Kiara Tito, Kejvina Kthella, Albi Nako, Keisi Medini, blogerja Jori Delli, Lei Kraja dhe aktori Gent Hazizi.

Anabelmagazine