Ish-banorja e BBV bie pre e fake news në Youtube, e shpallin të vdekur! Reagon ashpër

Përhapja e lajmeve të rreme në rrjetet sociale për VIP-at, është kthyer në një problem.

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP1” Antonela Berisha ka reaguar ashpër në Instagram, pasi e kishin shpallur të vdekur në një videon në youtube me titull: “TRAGJEDI! Ish konkurrentja e përputhen ndërron jetë”.

Ish-banorja e ‘BBVIP1’ shkruan se ja kanë dërguar shumë persona këtë video dhe se gjithçka është bërë për klikime.

Po ashtu ajo ka deklaruar se do të marrë masa ligjore kundrejt personit ose personave që e kanë postuar videolajmin në fjalë.

“Ma derguan disa persona kete lajmin dhe gjithashtu me erdhen shum mesazhe, nuk e di si mund te shkojne palaqot deri ne kete nivel per klikime. Shum here jane vendos lajme te rreme per mua neper portale por kete her nuk do hesht, do ndermarr procedura penale per kushdo qofshi ju”.

Ora News